/2L ONLINE/ – Sahit Abazi, shef i grupit të Këshilltarëve të PDK-së në Gjilan, ka bërë me dije se ky subjekt po konsolidohet e forcohet me të madhe dhe se në krye të degës pritet të vijnë të tillë, që do ta shërojnë Gjilanin nga një qeverisje e keqe e LDK-së.
“PDK-ja nuk do të zgjedh në krye të saj njerëz sa për ta “shëruar” PDK-në, por për ta “shëruar” Gjilanin nga një qeverisje jashtëzakonisht e keqe e instaluar nga LDK-ja, dhe për t’ia kthyer këtë komunë qytetarëve të saj”, ka thënë Abazi për Portalin 2L ONLINE.
Përndryshe, Abazi thotë se PDK ka filluar fuqishëm fazën e rikonsolidimit dhe të aktivizimit të tillë për ta rikthyer PDK-në në krye të Gjilanit, sepse PDK është i vetmi subjekt politik, dhe asnjë parti tjetër, që është alternativë kundër një qeverisje të keqe që po bëhet në Gjilan nga LDK-ja.
“Përkundër defekteve të vogla, ne për 15 muaj ishim një opozitë serioze e qeverisje aktuale. Nga ky angazhim i jonë si opozitë, lind nevoja që të forcohemi dhe të bëhemi gati për ta marr Gjilanin nën udhëheqje. Në kuadër të konsolidimit të saj, PDK ka vendosur që të bëjë dy hapa të mëdhenj, të përforcojë strukturat dhe të hapet për kuadro të reja, profesioniste e intelektuale.
I pyetur për emrat e përfolur për të ardhur në krye të PDK-së së Gjilanit, si shembull emri i Dr Shpend Elezit, shefi i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së Sahiti Abazi ka thënë se në krye të PDK-së duhet të vijë njerëz intelektual që e duan Gjilanin thellësisht, por edhe që janë afërsi e PDK-së, dhe se mund të jenë edhe emra të rinj. PDK nuk do të zgjedh kryetar dege njerëz sa për ta shëruar PDK-në, por për të shëruar Gjilanin nga keqqeverisja e LDK-së, thotë ai.
Sa i përket emrit të përfolur të Dr Shpend Elezit, Abazi tha se ai është një emër shumë i respektuar, që një kohë të gjatë është mbështetës i PDK-së, profesionist i jashtëzakonshëm, intelektual i thellë, një njeri me pedigre, dhe duket se emri i tij i përmendur, përkatësisht ardhja e tij, mirëpritet në strukturat e PDK-së. “Megjithatë unë nuk e di a do të jetë ai kryetar i Degës, sepse, për mua më e rëndësishme sesa cili emër do të jetë në krye të PDK-së, janë reformat, konsolidimi, ristrukturimi dhe gatishmëria për ta bërë Gjilanin përfundimisht të gjilanasve”, ka thënë Abazi i PDK-së.
Ai flet edhe për zërat e kohëve të fundit për një koalicion të mundshëm mes LDK-së dhe PDK-së, duke thënë se është një gjë që nuk do të ndodh.
“Sa i përket përfaljeve në koalicion LDK-PDK, kjo nuk do të ndodh as në ëndërr dhe se është shumë qëllimkeqe, e lansuar nga LDK, për t’i penguar reformat dhe konsolidimin e PDK-së, por që në asnjë rrethanë nuk do të ketë sukses, dhe se një koalicion i tillë nuk do të ndodh assesi”, ka thënë Sahit Abazi i PDK-së. /2L ONLINE/