Numri i personave të cilët kanë kërkuar azil në Kosovë deri tani është 8. Këtë e konfirmoi për Radio Kosovën, Shkodran Manaj ushtrues detyre i drejtorit te Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Brendshme.
Sipas tij vendet prej nga vijnë këta persona më së shumti janë, Siria, Algjeri dhe Senegali dhe ata janë të vendosur në Qendrën për Azilkërkues në Magure të Lipjanit.