28 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.365 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 160.410 doza të vaksinës.
Deri më sot 32.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.386 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.315.
Në total numri i rasteve aktive është 170. /2LONLINE.com/