DYLON

Në Komunën e Vitisë shpërndahen pajisje të ndryshme bujqësore për fermerët

Në Komunën e Vitisë shpërndahen pajisje të ndryshme bujqësore për fermerët
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira, kanë marrë sot pjesë në ceremoninë e pranin-dorëzimit të mekanizmave bujqësor për fermerët përfitues të kësaj komune.

Me këtë rast sot janë ndarë 65 spërkatëse 400 litërshe, 7 shpërndarëse plehu, 4 makina për shtruarje e folisë dhe 2 mikserë për përgatitjen e ushqimit për shpezë.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë do të vazhdoj të përkrahë të gjithë fermerët vitias duke potencuar se së shpejti do të bëhet edhe furnizimi dhe shpërndarja e agrotekniksë tjetër për fermerët përfitues.

Ai po ashtu tha se planifikimi për shpërndarjen e pasjeve të tjera do të bëhet sipas nevojës që kanë fermerët vitias si kultivues të kulturave të ndryshme bujqësore.

Kurse drejtori i Bujqësisë, Naim Pira, bëri me dije se vlera e këtyre mekanizmave bujqësor është rreth 50 mijë euro kurse 20% të vlerës janë participim të fermerëve përfitues.

Përndryshe komuna e Vitisë në baza të përvitshëm bënë shpërndarjen e mekanizmave të ndryshëm bujqësor me qëllim të përkrahjes së fermerëve të saj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.