DYLON

Në komunën e Vitisë shënohet dita ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me rastin e shënimit të 10 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit të komunës së Vitisë janë përkujdesur që në shkollat e kësaj komune orët e para mësimore të fillojnë me ligjërata mbi të drejtat e njeriut, konkretisht me leximin e deklaratës universale për të drejtat e njeriut.

Po ashtu në disa shkolla nxënësit janë njohur edhe me të drejtat që ju garantohen me Legjislacioni vendor, por edhe atij ndërkombëtar, si: Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, e të cilat janë pjesë e sistemit juridik të Kosovës.

EkoHigjiena

Përndryshe Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut është miratuar me 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Ndërkaq edhe Institucionet Komunale të Vitisë në krye me kryetarin e kësaj komune, Sokol Haliti kanë lëshuar sot një deklaratë mbi mundësitë e barabarta të cilën e publikojmë të plotë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.