DYLON

Në komunën e Vitisë Kompania gjermane “Wegener” hap mbi 500 vende pune

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në prani të kryetarit të Komunës Sokol Haliti, sot përfaqësuesit e Kompanisë Wegener industrie Consulting GMBH dhe ata të kompanisë Natyra , nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për hapjen e fabrikës së përpunimit të tekstilit.
Kryetari Haliti me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ka thënë se hapja e kësaj fabrike paraqet një bum të madh për punësimin e punëtorëve në komunën e Vitisë.

“Hapja e kësaj fabrike, tregon për përkushtimin e madh të Institucioneve komunale për tërheqjen e investimeve nga jashtë, si dhe investimet nga diaspora që po rezultojnë me gjenerimin e vendeve të reja të punës”, ka thënë Haliti.

EkoHigjiena

Ai ka shtuar më tej se hapja e fabrikës së tekstilit në komunën e Vitisë vije mu në sferën ku kjo komunë ka një traditë pasi edhe më parë Industria e tekstilit ka qenë mjaftë e përhapur në komunën e Vitisë. Haliti ka falënderuar Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe atë për Punë dhe Mirëqenie Sociale për mbështetjen që I kanë dhënë realizimit të këtij projekti, që mundëson inkuadrimin në punë të 500 – 1000 punëtorëve.

Ndërsa drejtori menaxhues i kompanisë “Vegener industrie Consulting GMBH” Horst Wegener, ka theksuar se ndihet shumë i kënaqur për investimin që kjo kompani është duke e bërë në komunën e Vitisë, pasi sipas tij, drejtuesit e Institucioneve komunale, si dhe ata të kompanisë kanë qenë shumë bashkëpunues në realizimin e këtij projekti i cili parasheh prodhimin e veshjeve të ndryshme nga tekstili, përfshirë këtu edhe për market më të njohura siç është “addidas”.

“Komuna e Vitisë është numri një për kushtet që na ka ofruar në investime”, ka thënë Wegener.

Kurse Rrahim Behrami , menaxher I përgjithshëm I kompanisë, ka theksuar se kjo kompani e cila në fazën fillestare ka planifikuar inkuadrimin e mbi 500 punëtorëve, në të ardhmen parasheh të zgjeroj kapacitetet e veta edhe për punësimin deri në mbi 1 mijë punëtorë. Kjo marrëveshje e bashkëpunimit e dy kompanive gjermano kosovare, ka ardhur si rezultat i të arriturave të komunës së Vitisë, në krijimin e një ambienti për zhvillim të biznesit, për çka sipas kompanisë Ubo Consulting dhe USAID-it, Vitia zë vendin e parë./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.