• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Shneta
  3. Në Komunën e Vitisë janë 103 raste aktive me Covid
Shneta

Në Komunën e Vitisë janë 103 raste aktive me Covid

Redaksia 2LONLINE 20 Janar, 2022 4 minuta lexim
 Në Komunën e Vitisë janë 103 raste aktive me Covid

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim bënë me dije se komuna e Vitisë ka 103 raste aktive të qytetarëve të prekur me Covid-19, iu bënë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka zhvilluar sot një takim me anëtarët e Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH). Me këtë rast kryetari Haliti, bëri me dije se në këtë komunë aktualisht janë 103 raste aktive të qytetarëve të prekur me virusin Covid-19.

Ai iu bënë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar pasi që rastet e infektimit me këtë virus janë duke shtuar në gjithë Kosovën, pa përjashtuar as komunën e Vitisë. Kryetari Halit tha se brengë e tij është numri në rritje të infektuarave me Koronavirus në shkolla.

Kurse Fatbardha Emini, drejtoresh e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Viti, tha se aktualisht jaën të infektuar 15 mësimdhënës dhe 30 nxënës kurse në izolim për shkak të kontaktit janë 21 raste.

Ajo tha se në bashkëpunim me QKMF-në në Viti, ata kanë filluar me një poilot projekt të testimit të nxënësve në shkolla.

Drejtoresha Emini tha se shkollat janë të pajisura me mjete mbrojtëse por megjithatë theksoi se duhet të kihet kujdes të shtuar.

 Kurse Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili tha se Policia e Kosovës në Viti, do të vazhdoj me zbatimin e urdhëresave që vijnë prej organeve kompetente.

Ai gjithashtu ju ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat pasi që për ndryshe janë të detyruar të ju shqiptojnë gjoba për mos respektimin e tyre.

Vjollca Kadolli-Halili, drejtoresh e QKMF-së në Viti, tha se 40% e të infektuarave janë nga sektori i arsimit.

Ajo tha se megjithatë aktualisht gjendja shëndetësore e të infektuarëve është kryesisht stabile dhe asnjë rast nuk është i hospitalizuar.

Drejtoresha Kadolli-Halili tha se shumica e personave që kanë nevojë për terapi janë duke i marrë ato në institucionet shëndetësore të Vitisë.

Në fund të këtij takimi kryetari Haliti kërkoj nga të gjitha mekanizmat komunal që të jenë në gjendje gatishmërie duke potencuar se komuna do të vazhdoj me dezinfektim dhe klorifim me qëllim të parandalohet rritje e madhe dhe e shpejt e të infektuarëve me Covid-19.  /2LONLINE/

Etiketat:aktuale COVID 19 rekomandojmë Sokol Haliti Viti
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Nacionale

Komandanti i FSK-së përcolli nga afër stërvitjet e këmbësorisë në Ajova

22 Maj, 2022
Art/Kult

Solokëngëtarja Elona Sadiku nga Gjilani fitoi vendin e parë në garat e

22 Maj, 2022
Policia

Policia e Kosovës: 1 mijë e 561 gjoba trafiku, 64 aksidente, prej

22 Maj, 2022
Opinion

Kosova e penalizuar nga bashkësia ndërkombëtare!

22 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Komandanti i FSK-së përcolli nga afër stërvitjet e këmbësorisë në Ajova

22 Maj, 2022

Solokëngëtarja Elona Sadiku nga Gjilani fitoi vendin e parë në garat e solokëndimit në Zagreb

22 Maj, 2022

Policia e Kosovës: 1 mijë e 561 gjoba trafiku, 64 aksidente, prej tyre 24 me të lënduar

22 Maj, 2022

Lutfi Haziri: Qeveria komunale të vetmin ‘investim’ që e ka bërë për 6 muaj është vendosja e shqiponjës së vogël në shesh

22 Maj, 2022

Komandanti i FSK-së viziton ushtrimin e përbashkët të pjesëtarëve të FSK-së me trupat amerikane

21 Maj, 2022

Valentina Bunjaku – Rexhepi rizgjedhet Kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së, Dega Gjilan

21 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com