DYLON

Në komunën e Vitisë, filloi fushata e Korrje-Shirjeve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me rastin e fillimit të fushatës së Korrje-Shirjeve, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Halit i shoqëruar nga Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, kanë vizituar sot fshatin Gjylekar ku disa fermerë ishin në fazën e përfundimit të korrjes së grurit.

Me këtë rast ato u mirëpritën nga fermerët, duke potencuar se për ta vizita e kryetarit gjatë procesit të korrjes, ka një rëndësi të veçantë. Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, bëri me dije se fushata e korrje-shirjeve për shkak të motit dhe në prag të festës është në intezitet të ulët por potencoi se deri me tani rendiment e grurit janë të mira. “ Sa i për këtë rendimente e grurit duke u bazuar në deklarimet e fermerëve ato janë të kënaqshme edhe për kundër kushteve klimatike që kanë mbretëruar gjatë këtij viti. “ u shpreh Ademi. /2L ONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.