DYLON

Në komunën e Vitisë do të mbahet ushtrimi fushor “Partnerët 19”

Në komunën e Vitisë do të mbahet ushtrimi fushor “Partnerët 19”
Avatar photo Redaksia

Nga 4 deri më 7 nëntor, në komunën e Vitisë do të zhvillohet ushtrimi fushor “Partnerët 19”.

Pjesë e këtij ushtrimi do të jenë Forca e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht Batalioni i Parë i Brigadës për Reagim të Shpejtë, së bashku me mekanizmat tjerë të niveli lokal siq janë: Policia e Kosovës, Njësia profesionale për zjarrfikje dhe shpëtim, shërbimi medikal emergjent, Kryqi kuq i Komunës së Vitisë, OJQ-të dhe qytetar vullnetarë.

Për të bërë të njohur me planin e këtij ushtrimi, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë Nexhmedin Jakupi, ka mbajtur sot një konferencë për shtyp, përmes së cilës ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe kohore, do të ketë lëvizje të shpeshta të kapaciteteve reaguese, që do të menaxhojnë me situata të ndryshme emergjente, deri te përdorimi i municionit manovrues.

EkoHigjiena

“Qëllimi i ushtrimit është që të arrihet testimi i kapaciteteve dhe gatishmërisë, për reagim të përbashkët në kriza dhe emergjenca civile, shkëmbimi i provojave dhe ndërveprueshmëria në ushtrime dhe reagime emergjente. Prandaj, ftojmë qytetarët të jenë në mbështetje të këtij ushtrimi fushor dhe të jenë të informuar për të shmangur ndonjë panikë “, tha drejtori Jakupi.

Ai gjithashtu ka theksuar se janë 14 vende të ndryshme ku do të fokusohen me ushtrime, duke përfshirë edhe oborrët dhe objektet shkollore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.