Në Komunën e Gjilanit ka nisur fushata e korrje shirjeve
Ka nisur fushata e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit, e për ta parë nga afër nisjen e kësaj fushate, në fshatin Zhegër, ishin edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Bujqësisë, Driton Sylejmanin.
“Kalova një ditë të shkëlqyer në terren me bujqit tanë punëtorë. Patëm kënaqësinë të takonim Alfonsin, me të cilin biseduam nga afër për punët e mëdha që po bëhen në këto 75 hektarë tokë të mbjella me grurë e misër”, tha i pari i Gjilanit, Alban Hyseni.
Ai theksoi se sfidat e tyre janë edhe tonat, prandaj përkushtimi i tij dhe i komunës mbetet maksimal.
“Do të jemi gjithmonë pranë tyre me subvencione dhe lehtësime për çdo hap. Paçi korrje të mbarë dhe plot bereqet në familjet tuaja”, tha kryetari Hyseni. /2LONLINE/
