DYLON

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve qëndroi zëvendës-shejfa e ambasadës së ShBA-ve në Kosovë, Anu Pratipati

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve qëndroi zëvendës-shejfa e ambasadës së ShBA-ve në Kosovë, Anu Pratipati
Avatar photo Redaksia

Sot, në ditën e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve qëndroi zëvendës-shejfa e ambasadës së ShBA-ve në Kosovë, Anu Pratipati, njofton KQZ.

Fillimisht, znj. Pratipati u prit në takim nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, të cilët biseduan për ecurinë e procesit zgjedhor në orët e para të ditës së sotme.

EkoHigjiena

Radoniqi dhe Pritipati, së bashku edhe me drejtues të institucioneve tjera, UD i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, drejtori i përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha, kryesuesi i PZAP-it, Zenel Leku dhe drejtori i operativës në KEDS, Avni Alidemaj, vizituan dhomën operative në KQZ.

Bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor në garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.