DYLON

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ka përfunduar me sukses certifikimi i dy kurseve të rëndësishme

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ka përfunduar me sukses certifikimi i dy kurseve të rëndësishme
Avatar photo Redaksia

“Në kuadër të zhvillimit profesional dhe ngritjes së kapaciteteve udhëheqëse, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar me sukses certifikimi i dy kurseve të rëndësishme: Kursi për Lider të Avancuar “Gjenerata 17-2026” dhe Kursi për Lider Luftarak “Gjenerata 24-2026””, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Këto kurse përfaqësojnë një hap të rëndësishëm në përgatitjen e kuadrove për përballimin e sfidave bashkëkohore, duke forcuar aftësitë e lidershipit, vendimmarrjes dhe menaxhimit në situata komplekse operacionale dhe taktike.

EkoHigjiena

Gjatë realizimit të tyre, pjesëmarrësit kaluan nëpër një proces intensiv trajnimi, duke zhvilluar aftësi praktike dhe teorike të nevojshme për udhëheqje efektive në çdo nivel të përgjegjësisë.

Përmes këtij certifikimi, pjesëmarrësit dëshmuan përkushtim, profesionalizëm dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi më të larta në shërbim të misionit.

KDS mbetet e përkushtuar në zhvillimin e liderëve të aftë, të disiplinuar dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes. /2LONLINE/