Sot në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), ka përfunduar “Kursi për Instruktor” i realizuar nga Ekipi i BMATT-it së bashku me Qendrën e Stërvitjes Bazike dhe Rekrutimit (QSBR) në kuadër të KDS-së, nga i cili kurs janë certifikuar 27 Instruktor të rinj, të cilët i janë bashkëngjitur Trupës së Instruktorëve të FSK-së.
“Kursi për Instruktor”, i bazuar në programin e BMATT që kombinon pjesën teorike me atë praktike, ka pasur për qëllim që të përgatis dhe certifikoj Instruktor për stërvitjen e njësive të FSK-së duke ju ofruar kursantëve, njohuri të reja për punën e përditshme në realizimin me sukses të kurseve dhe stërvitjeve në FSK.
Për t’i uruar pjesëtarët e Forcës për përfundimin e këtij kursi, në ceremoninë e certifikimit të pranishëm ishin Komandanti i KDS-së Gjeneral Brigade Jeton Dreshaj, Atasheu i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe Nënkolonel Edward J. Green dhe Këshilltari Britanik i KOMFSK Nënkolonel John Hunter. /2LONLINE/