DYLON

Në Klinikën Obstetrike – Gjinekologjike një nënë ka lindur katërnjakë

Në Klinikën Obstetrike – Gjinekologjike një nënë ka lindur katërnjakë
Avatar photo Redaksia

Në Klinikën Obstetrike – Gjinekologjike, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, një nënë nga Podujeva, ka lindur katërnjakë.

Nëna me inicialet D. S., 26 vjeçare, ka lindur me operacion, në kujdes shëndetësor të mjekëve, mamive dhe infermierëve.

EkoHigjiena

Tre fëmijë janë të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore. Nëna bashkë me fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Tani fëmijët janë nën përkujdesje të stafit mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë, ku janë duke marrë trajtimet e nevojshme, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. /2LONLINE/

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.