DYLON

Në klinikën Infektive janë të hospitalizuar 93 raste me Covid-19

Në klinikën Infektive janë të hospitalizuar 93 raste me Covid-19
Avatar photo Redaksia

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sipas raportit të datës 22.06.2020, janë të hospitalizuar 97 raste.

Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 93 raste.

Sot, lirohet 1 rast i shëruar nga infeksioni me Covid- 19 dhe poashtu, lirohet 1 rast pozitiv në gjendje stabile për vetizolim në shtëpi.

EkoHigjiena

41 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Ne repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste në gjendje kritike.

Mbrëmë në Repartin e Mjekimit Intensiv të klinikës ka ndërruar jetë pacienti 70 vjeçar nga komuna e Vushtrrisë, i pranuar me 13.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.