DYLON

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar gjithsej 43 raste me COVID-19

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar gjithsej 43 raste me COVID-19
Avatar photo Redaksia

Sipas raportit 24 orësh nga Klinika Infektive hartuar nga dr. Sadie Namani, specialiste -infektologe, në Klinikën Infektive, me Covid- 19 aktualisht  janë duke u trajtuar gjithsej 43 raste, ndërsa priten rezultatet për 10 raste të tjera.

Nga 43 raste të sëmurë me Covid- 19, 36 të sëmurë janë në gjendje stabile, ndërsa 6 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Një paciente ndodhet në kujdesin intensiv të klinikës dhe ka përkeqesim të gjendjes, është në ventilim mekanik.

EkoHigjiena

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, të testuar pozitiv me Covid -19, vazhdojnë të jenë 3 infermiere, në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave dy janë duke u trajtuar në klinikë ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.