DYLON

Në klinikën Infektive aktualisht janë të hospitalizuar gjithsej 33 raste me Covid -19

Në klinikën Infektive aktualisht janë të hospitalizuar gjithsej 33 raste me Covid -19
Avatar photo Redaksia

Në klinikën infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 30.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 33 raste me Covid -19.

Sipas raportit të hartuar nga dr. Sadie Namani, specialiste-infektologe, gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 të hospitalizuar në Klinikën Infektive është si vijon;

27 raste janë në gjendje stabile, 5 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

EkoHigjiena

Në mjekimin intensiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive.

Sot, nga klinika do të lirohen 2 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19, ndërsa 5 pacientë Covid -19 pozitiv lirohen në gjendje të mirë shëndetësore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.