DYLON

Në Klinikën e Syve, për 5 muaj janë kryer 760 operacione

Në Klinikën e Syve, për 5 muaj janë kryer 760 operacione
Avatar photo Redaksia

Në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për 5 muaj janë realizuar 760 operacione, një periudhë e vështirë për stafin shëndetësor, për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID-19.

Gjatë kësaj kohe, janë kryer 1mijë 550 procedura intravitreale në sy të Anti-VEGF dhe 6 mijë e 913 vizita specialistike dhe subspecialistike ambulatore, gjithashtu.

EkoHigjiena

Në numrin e përgjithshëm të operimeve të kryera, janë përfshirë edhe 84 operime të segmentit të pasmë me metodën Pars Plana Vitrectomi, e cila rishtas ka filluar të realizohet në Klinikën e Syve dhe 450 operacione të kataraktës me metodën e fakoemulsifikimit.

Po ashtu, aty figurojnë edhe 57 operime të glaukomës, 43 operime të kanalit të lotit, 10 operacione të tumoreve, 9 operime të strabizmit, 32 operime të keratokonusit me metodën Cross-Linking XCL, 22 operacione të lëndimeve, 14 operacione të pterigiumit dhe 39 operacione tjera. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.