DYLON

Në Klinikën e Radiologjisë gjatë periudhës janar-shtator 2022, janë realizuar 65 mijë e 652 radiografi

Në Klinikën e Radiologjisë gjatë periudhës janar-shtator 2022, janë realizuar 65 mijë e 652 radiografi
Avatar photo Redaksia

Në Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë periudhës janar-shtator 2022, janë realizuar 65 mijë e 652 radiografi, sipas raportit 9 mujor të punës, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Brenda kësaj kohe, janë kryer edhe 17 mijë e 666 Tomografi të Kompjuterizuara (CT), 7 mijë e 421 Rezonanca Magnetike (MRI) dhe 1 mijë e 671 mamografi.

EkoHigjiena

Në këtë hark kohor, janë bërë edhe 17 mijë e 756 ultrazë, 1 mijë e 687 angio CT, 39 angiografi- DSA dhe 906 biopsi.

Ndryshe,112 mijë e 799 pacientë morën shërbime mjekësore në Radiologji nga janari deri në shtator 2022, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.