DYLON

Në Klinikën e Ortopedisë për herë të parë janë kryer dy operacione për vendosjen e protezave të supit

Në Klinikën e Ortopedisë për herë të parë janë kryer dy operacione për vendosjen e protezave të supit
Avatar photo Redaksia

Në Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), për herë të parë janë kryer dy operacione për vendosjen e protezave të supit, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Ekipi mjekësor në përbërje të dy ortopedëve, si dhe ekipit nga Klinika e Anesteziologjisë dhe stafit infermieror, me sukses të plotë kanë kryer këto dy operacione ortopedike.

EkoHigjiena

QKUK kishte përfituar si donacion tavolinën operative për ndërhyrje në krahë, nga Klinika me renome botërore Schulthess Klinik, Zvicër, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.