DYLON

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale është realizuar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale shumë komplekse

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale është realizuar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale shumë komplekse
Avatar photo Redaksia

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është realizuar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale shumë komplekse për largimin e një tumori intratorakal me përmasa të mëdha, rreth 13 × 10 cm, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Pacientja R. B. (1974) ishte trajtuar më parë nga kardiologët për probleme kardiake, të cilat rezultuan si pasojë e presionit që masa tumorale ushtronte mbi zemrën, duke penguar funksionimin e saj normal.

EkoHigjiena

Pas ekzaminimeve të detajuara radiologjike dhe vlerësimeve mjekësore, u mor vendimi për ndërhyrje kirurgjikale. Operacioni u realizua me sukses nga ekipi i specializuar i kirurgëve torakalë, në bashkëpunim të ngushtë me anesteziologët, instrumentarët dhe stafin mbështetës.

Tumori, i cili kishte penguar funksionimin normal të mushkërive dhe zemrës, u hoq plotësisht. Gjendja e pacientes aktualisht është stabile dhe ajo po monitorohet sipas protokolleve standarde të kujdesit post-operativ. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.