DYLON

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale është realizuar me sukses një ndërhyrje e ndërlikuar kirurgjikale

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale është realizuar me sukses një ndërhyrje e ndërlikuar kirurgjikale
Avatar photo Redaksia

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është realizuar me sukses një ndërhyrje e ndërlikuar kirurgjikale, që përfshinte largimin e një tumori mediastinal (tumor që gjendet në mes të mushkërive) me përmasa të mëdha, rreth 16 centimetra, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Rasti F. D. (1956), paciente e gjinisë femërore, ishte diagnostikuar nga mjekët, dhe ishte konsideruar si delikat, për shkak të afërsisë së tumorit me strukturat vitale të gjoksit.

EkoHigjiena

Pas ekzaminimeve të nevojshme, ekipi i mjekëve torakal me asistencë edhe nga mjekët e Klinikës së Anestezionit dhe ekipi i infermierëve dhe stafit tjetër profesional, kryen operacionin me sukses.

Tumori është larguar plotësisht, ndërsa pacientja pas operacionit është në gjendje të mirë shëndetësore, derisa po monitorohet nga afër nga stafi i klinikës, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.