Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë periudhës janar- qershor 2022 janë kryer 248 operacione të përgjithshme dhe 91 operacione me anestezion lokal, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Për gjashtë muaj, në këtë klinikë janë bërë edhe 50 bronkoskopi.
Në bazë të raportit të punës, gjatë kësaj kohe janë realizuar edhe 228 drenazhe torakale dhe 1 mijë e 726 vizita ambulatore. /2LONLINE/