DYLON

Në Klinikën e Kardiokirurgjise është kryer me sukses një operacion në zemër të hapur

Në Klinikën e Kardiokirurgjise është kryer me sukses një operacion në zemër të hapur
Avatar photo Redaksia

Në Klinikën e Kardiokirurgjise është kryer me sukses një operacion në zemër të hapur te një pacient i moshës 61 vjeçare.

Ai kishte infarkt të miokardit dhe ishte i stentuar në arteriet e zemrës me dy stente. Gjithashtu, kishte edhe sëmundje tjera.

EkoHigjiena

Si pasojë e infaktit të miokardit, kishte një komplikim: rupturë e pëmbajtur, (çarje) e ventrikulit të majtë me pseudoaneurizmë të pjesës apikolaterale të ventrikulit të majtë.

Pacienti është marrë në sallë të operacionit me urgjencë dhe është operuar me sukses nga ekipi i përbërë prej kardiokirurgëve, anesteziologëve dhe personelit mbeshtetës.

Ruptura e ventrikulit të majtë ndodh më pak se 1%, pas infarktit të miokardit, por që ka vdekshmëri ekstremisht të lartë, veçanërisht kur nuk operohet.

Ajo zhvillohet në terren të infarktit, të shoqëruar me arterial hypertension apo përdorim të kortikosteroideve. Ruptura e ventrikulit të majtë rezulton tamponade kardiake, shok kardiogjen dhe vdekje.

Kur shoqërohet me aneurizmë ose pseudoaneurizmë, perveç ruptures, janë të shpeshta edhe fenomenet e trombembolizmit e aritmive. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.