DYLON

Në Klinikën e Kardiokirurgjisë brenda një muaji janë kryer një numër i madh i operacioneve me nivel të lartë të ndërlikueshmërisë

Në Klinikën e Kardiokirurgjisë brenda një muaji janë kryer një numër i madh i operacioneve me nivel të lartë të ndërlikueshmërisë
Avatar photo Redaksia

Në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, brenda një muaji janë kryer një numër i madh i operacioneve me nivel të lartë të ndërlikueshmërisë.

Mjekët kardiokirurgë, bashkë me anesteziologë dhe pjesën tjetër të stafit përcjellës, kanë operuar 8 pacientë, duke bërë zëvendësimin e dy valvulave, zëvendësimin e valvulës dhe të aortës ascendente (pjesa fillestare e aortës), si dhe zëvendësimin e aortës me riparim të valvulës.

EkoHigjiena

Pacientet kanë qenë me kapacitet të reduktuar të zemrës, si pasojë e paraqitjes me vonesë për ndërhyrje kardiokirurgjike.

Operacionet janë kryer me sukses, ndërsa pacientët janë liruar në shtëpi me gjendje të mirë shëndetësore, pas periudhës post-operative, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.