DYLON

Në Klinikën e Endokrinologjisë ka filluar Shërbimi Gjysmëintensiv

Në Klinikën e Endokrinologjisë ka filluar Shërbimi Gjysmëintensiv
Avatar photo Redaksia

Në Klinikën e Endokrinologjisë ka filluar Shërbimi Gjysmëintensiv, si njësi e veçantë, me të gjitha pajisjet mjekësore moderne- adekuate, në të cilën vazhdon trajtimi i pacientëve me emergjenca diabetike, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës

Diagnostikimi, trajtimi dhe evaluimi i këtyre rasteve tani është shumë më i shpejtë dhe më efikas, për shkak se Klinika e Endokrinologjisë është pajisur me aparatin e statusit aciobazik, i cili mundëson një përcjellje me intensive të gjendjes së këtyre pacientëve.

EkoHigjiena

Numri i emergjencave diabetike është shtuar shumë, sidomos pas Pandemisë COVID 19 dhe vetëm në 6 muajt e fundit në këtë klinikë janë trajtuar 16 pacientë me ketoacidoza diabetike pa asnjë vdekje.

Ketoacidoza diabetike është gjendje, në të cilën niveli i lartë i sheqerit në gjak jep komplikime metabolike akute, kërcënuese për jetën,  njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.