DYLON

Në kërkim të vlerave artistike dhe afirmimit të poetëve

Në kërkim të vlerave artistike dhe afirmimit të poetëve
Avatar photo Redaksia

/Nesër, ora 16:00, në Bibliotekën e Gjilanit, PENA E FLAKËS…/

E njohur tashmë si PENA E FLAKËS ( 2008), rrugëtimin e saj e ka nisur bashkë me Manifestimin kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit, qysh në vitin 1992.

Nga: Sabit Rrustemi

Atë kohë, në ditën e parë të Manifestimit ( 18 janar 1992) , fill pas hapjes dhe përurimit të një shtëpize të vogël të kulturës (por që luajti një rol të madh në nderimin e martirëve e heronjve të kombit dhe të vetë “Flakës së Janarit”), në oborrin e xhamisë së fshatit, Bresalc,

EkoHigjiena

Manifestimi vazhdoi në Gjilan, përkatësisht në restaurantin KULLA, afër gjimnazit “Zenel Hajdini”, ku u mbajt Ora e madhe letrare si dhe u hap ekspozita e arteve pamore ( atë kohë – arteve figurative).

Organizatori i Manifestimit ( Shoqata e Pavarur Kulturore e Gjilanit dhe FR i LDK-së Dega në Gjilan) kishin ftuar shumë poetë anembanë Kosovës dhe të Gjilanit e Anamoravës. Kishte paraparë dhe dy Çmime – mirënjohje modeste për poetët;, një Çmim për nivelin qendror – poetët e mirënjohur dhe, një për krijuesit lokal të Gjilanit.

Pas leximit të poezive nga ana e poetëve të pranishëm ( lexuan diku afro 30 poetë ), një Juri letrare, nderoi me Çmim nga niveli qendror, shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, Beqir Musliun si dhe nga niveli lokal, krijuesin nga Bresalci, Ruzhdi Kçikun, poezia e të cilit përkonte shumë me aktualitetin e kohës dhe ishte tejet e mirëpritur.

Njëkohësisht, po nga ajo kohë daton edhe shpallja e konkursit anonim letrar për poezi e për tregim të shkurtër. Dhe, fitues i parë i konkursit për poezi, ishte poeti e gazetari tashmë i ndjerë, Rexhep Demiri.

Një vit më pas, më 1993, u vendos që, megjithatë të jepet vetëm një Çmim dhe, ai dallimi, poetë të nivelit qendror dhe poetë të nivelit lokal, u shlye, sepse, ishte vlerësim i Organizatorëve se, poetët duhet të renditen vetëm në bazë të vlerave artistike.

Fitues i dytë i Orës së madhe letrare ishte, shkrimtari Ramadan Mehmeti . Dhe, kështu … vit pas viti, secili vit kishte nga një fitues të ri.

Nga viti 1994 e këndej, Manifestimi “Flaka e Janarit”, si manifestim i përshpirtshëm kulturor për martirët, dëshmorët dhe heronjtë e kombit, u begatua edhe me revistën letrare AGMIA, e cila, nga vit e këndej, ishte kronistja më besnike kulturore e “Flakës…” dhe, përherë i përmblodhi e i shpërfaqi në publik të arriturat kulturore dhe letrare të këtij Manifestimi, unikat në trojet shqiptare.

Nga ajo kohë e këndej, kanë kaluar plot 27 vite e, po mbahen 28 Manifestime, me këtë që do të përmbyllet nesër.

SYNIMET E PJESËS LETRARE TË MANIFESTIMIT

Nga fillimi e deri më sot, synimet e pjesës letrare të Manifestimit kombëtar të Kulturës, si edhe të tri shtyllave tjera, pjesës figurative, skenike e muzikore, ishin dhe mbetën, krijimi dhe paraqitja e krijimeve të reja artisitike dhe, përmes tyre, nderimi dhe përkushtimi i vazhdueshëm për më të shtrenjtit e kombit.

I degëzuar në dy pjesë, në Orën e madhe letrare dhe në konkursin anonim letrar, Gjilani dhe bartësit e këtij Manifestimi, vit për vit, ftuan, paraqitën, vlerësuan dhe shpërblyen këto të arritura, edhe në artin letrar, duke i unifikuar krijuesit e të gjitha trevave dhe, duke i vlerësuar, pa anime.

Nga pas lufta e këndej, “Flaka e Janarit” e me këtë, edhe pjesa letrare e këtij Manifestimi, u begatua dhe me krijuesit nga Shqipëria, pjesëmarrja e të cilëve, si në Orën e madhe letrare, po ashtu edhe në konkursin anonim letrar, jo vetëm e shtoi konkurrencën, po edhe cilësinë e këtij Manifestimi, që ishte dhe ëndërr e themeluesve dhe të bartësve të këtij Manifestimi nëpër vite.

Cilësia e pjesës letrare të këtij Manifestimi, nga viti 2005 pati ngritje në cilësi, kur Organizatori zuri ta përzgjedh vetë Listën e poetëve që do të lexojnë.

Në veçanti, cilësua u shtua kur kjo formë e pjesëmarrjes u shmang duke i hapur rrugë konkurrimit të poetëve, edhe për Orën e madhe letrare,nga viti 2016 e këndej.

Me një fjalë, pjesa letrare e Manifestimit, në këto 28 manifestime, iu krijoi hapësirë edhe krijuesve të artit letrar, ishte në kërkim të vlerave të reja dhe afirmoi emra të shumtë , pavarësisht moshave e trevave.

Një meritë për këtë, në rend të parë e kanë krijuesit gjilanas por, edhe vetë institucionet komunale të Gjilanit, të cilat treguan mirëkuptim dhe asnjëherë nuk ndikuan në pjesëmarrjen apo dhe në përcaktimin e Çmimeve, por këtë e bënë vetë poetët, dhe Juritë letrare, përherë me njerëz profesionistë dhe nga vende të ndryshme shqiptare.

Ani se nga ana e mbështetjes financiare mbetet të bëjnë edhe pak më shumë. Sëpaku, t’i heqin shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit për të gjithë poetët pjesëmarrës dhe garues për Çmimin letrar “Pena e Flakës”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.