/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur për një rast të “klasifikuar si “falsifikim të parasë”, ku në Gjilan, ankuesi, punëtor i një banke, deklaron se derisa ka bërë zbrazjen dhe mbushjen e Bankomatit në Raiffeissen Bank ka hasur në një bankënotë në vlerë 50€ në kasetën e bankënotave të refuzuara (dyshohet të jetë e falsifikuara).
Pas numërimit dhe kontrollit me makinën e numërimit rezultojnë edhe 3 (tri) bankënota tjera në vlerë 50€ që po ashtu dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti i dedikohet për hetime të mëtejme njësisë së hetimeve. /2L ONLINE/
fotoilustruese