Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast zjarrvënie që sipas statistikave policore është regjistruar në Drobesh të Vitisë, si dhe dy raste të cilësuar “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, që janë regjistruar në Krilevë të Kamenicës dhe Kurmjan të Ranillukut.
Raporti i policisë për rastet në fjalë:
ZJARRVËNIE
Fsh. Drobesh, Viti 13.09.2021 – 14:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, në rrethana të panjohura është përfshirë në zjarr punëtoria e tij me pjesë të automjeteve. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë fikur zjarrin. Rasti është duke u hetuar.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
· Fsh. Krilevë, Kamenicë, 13.09.2021 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë ndezur një zjarr dhe si pasojë janë djegur rreth 20 hektar fidanë të ndryshme dhe bimë. Rasti është duke u hetuar.
· Fsh. Kurmjan, Ranilluk 13.09.2021 -15:30 Është përfshirë nga zjarri pemishtja me lajthi pronë e ankuesit mashkull kosovar. Njësiti i zjarrfikësve ka arritur që ta lokalizoj dhe fikë zjarrin. Rasti në hetime. /2LONLINE.com/