DYLON

Në Kamenicë u shfaq “Qark i (pa)mbyllur Burgjesh”

Në Kamenicë u shfaq “Qark i (pa)mbyllur Burgjesh”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të agjendës së aktiviteteve për shënimin e 100-vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar Metush Krasniqi, në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë është shfaqur vepra performative “Qark i (pa)mbyllur Burgjesh”.

Shfaqja “Qark i (pa)mbyllur Burgjesh” është bazuar në librin me të njëjtin titull të autorit Enver Dugolli, ndërsa në rolet kryesore interpretuan aktorët Afrim Muçaj dhe Artan Geca.

EkoHigjiena

Vepra e prodhuar nga Organizata “Molla e Kuqe”, solli para publikut një rrëfim të fuqishëm artistik mbi përvojat dhe peripecitë e të burgosurve politikë shqiptarë, duke përcjellë mesazhe të rëndësishme për kujtesën historike, qëndresën dhe sakrificën për liri.

Aktiviteti ishte pjesë e programit të organizuar në Kamenicë për nder të 100-vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar Metush Krasniqi, duke kontribuar në ruajtjen dhe përcjelljen te brezat e rinj të kujtesës për figurat dhe ngjarjet e rëndësishme të historisë sonë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.