Në Shtëpinë e Kulturës, Isa Kastrati, u dha shfaqja “Petrushi i huaj”. Kjo shfaqje mblodhi nxënës e fëmijë të shumtë të cilët e shijuan pa masë.
Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Rinë Matoshi-Huruglica, duke shprehur mirënjohje për aktorët e Teatrit të Gjilanit, theksoi se përmes teatrit synohet të krijohen ura dhe lidhje të qëndrueshme të edukimit e të zhvillimit të shëndoshë të nxënësve dhe të qytetarëve në përgjithësi.
“Mirënjohje për aktorët e Teatrit të Qytetit të Gjilanit, të cilët përmes shfaqjes “Petrushi i huaj”, iu dhuruan fëmijëve tanë një mbrëmje argëtuese dhe njëherësh iu transmetuan mesazhe edukative. Përmes teatrit synohet të krijohen ura dhe lidhje të qëndrueshme të edukimit e të zhvillimit të shëndoshë të nxënësve dhe të qytetarëve në përgjithësi. Andaj, qytetarë të dashur, ju inkurajojmë të bëheni pjesë e publikut në shfaqjet e ardhshme dhe së bashku t’i duartrokasim këta artistë të njohur në Kosovë dhe më gjerë”, është shprehur ajo. /2LONLINE/