DYLON

Në Kamenicë përmbyllen sesionet informuese për rindërtimin e Kadastrit

Në Kamenicë përmbyllen sesionet informuese për rindërtimin e Kadastrit
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, në Komunën e Kamenicës, Burbuqe Leka, ka njoftuar për përmbylljen me sukses të ciklit të sesioneve informuese me banorët e zonave ku pritet të fillojë procesi i rindërtimit të Kadastrit.

Takimi i fundit informues u mbajt në fshatin Petrit, ku u diskutua nga afër rëndësia e këtij projekti si dhe përfitimet që ai sjell për qytetarët. Gjatë këtij procesi, theks i veçantë iu dha qartësimit të pronësisë dhe rritjes së sigurisë juridike për pronat.

EkoHigjiena

Drejtoresha Leka ftoi të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi, duke u angazhuar aktivisht dhe duke bashkëpunuar gjatë gjithë fazave të realizimit të projektit.

Sipas saj, projekti i rindërtimit të Kadastrit është në shërbim të qytetarëve dhe synon të sjellë më shumë rregull, transparencë dhe zhvillim për zonën. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.