DYLON

Në Kamenicë organizohet kampanjë vetëdijësuese kundër pirjes së duhanit

Në Kamenicë organizohet kampanjë vetëdijësuese kundër pirjes së duhanit
Avatar photo Redaksia

OJQ-Dardanapress, në kuadër të projektit “ Ta Mbrojmë Shëndetin e Rinisë”, financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, departamenti i Rinisë,ka organizuar kampanjën vetëdijësuese kundër pirjes së duhanit në qendrën e qytetit.

Qëllimi projektit është nxitja e të rinjve në parandalimin e përdorimit të duhanit përmes informimit të qytetarëve për pasojat negative të përdorimit te duhanit, si dhe të grumbullohen të dhëna lidhur me zbatimin e ligjit për kontrollin e përdorimit të duhanit në nivel komunal, të cilat do të shërbejnë si dëshmi për avokim në fuqizimin e aktiviteteve për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit kundër duhanit.

EkoHigjiena

Vullnetarët, nxënësit e Shkollës “ Fan Noli” se bashku me stafin e Dardanapress-it, në qendër të qytetit kanë organizuar  “ kampanjën  e kompensimit të cigares (një cigare e shuar, për një bombonë /fruta sezonale) “ me qëllim për  vetëdijesimin e  të rinjve kundër pirjes së duhanit, duke shpërndarë fletushka,broshura , material edukativ. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.