DYLON

Në Kamenicë nis fushata ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit

Në Kamenicë nis fushata ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Komuna e Kamenicës ka nisur sot aktivitetet ndërgjegjësuese me qëllim të informimit të qytetarëve për rëndësinë e kujdesit shëndetësor, kontrolleve të rregullta dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Fushata është organizuar nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në bashkëpunim me Zyrën e Kryetarit të Komunës dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Shaban Geci”, ku edhe është mbajtur edhe marshi solidarizues me moton “Kontrollohu, për veten, për jetën!”.

EkoHigjiena

Marshi ka nisur nga objekti i Komunës së Kamenicës dhe ka vazhduar përgjatë sheshit “Metush Krasniqi”, duke bashkuar përfaqësues të institucioneve lokale, profesionistë shëndetësorë, zyrtarë komunalë dhe qytetarë, të cilët përmes pjesëmarrjes së tyre kanë përcjellë një mesazh të përbashkët: kujdesi për shëndetin dhe kontrollet e rregullta mund të shpëtojnë jetë.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj,Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Besart Kryeziu, Nënkryetarja e Komunës, Arta Bajralija, Kryetarja e Kuvendit Komunal, Arbnore Beqiraj Fera, Shefi i Kabinetit, Vaxhid Rexhepaj,si dhe drejtorë të drejtorive komunale, zyrtarë komunalë, profesionistë shëndetësorë dhe qytetarë të shumtë.

Përmes kësaj fushate, Komuna e Kamenicës synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve, veçanërisht të grave, për rëndësinë e kontrolleve parandaluese dhe konsultimeve të rregullta mjekësore.

Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar në promovimin e shëndetit publik dhe në mbështetjen e aktiviteteve që kanë për qëllim informimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve për çështje të rëndësishme shëndetësore.

Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit është një mundësi për të rikujtuar rëndësinë e kujdesit ndaj vetes, kontrolleve të rregullta dhe solidaritetit me të gjitha gratë që janë përballur apo po përballen me këtë sëmundje.

“Kontrollohu, për veten, për jetën”, është një mesazh që na fton të kujdesemi për shëndetin sot, për një të nesërme më të sigurt. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.