DYLON

Në Kamenicë mbahet panairi i ushqimeve tradicionale

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Për të promovuar ushqimet tradicionale, shumë gra të nacionaliteteve të ndryshme ekspozuan gatimet e tyre, në një panair që u mbajt sot në shtëpinë e kulturës në Kamenicë.

Panairin e hapi kryetari i Komunës Begzad Sinani, i cili iu bëri thirrje qytetarëve që të konsumojnë më tepër ushqime të shëndetshme tradicionale.

EkoHigjiena

“E vlerësoj lartë iniciativën e OJQ “Fortesa”, e cila po bënë një punë të mirë në kultivimin e vlerave të ndryshme në Kamenicë. Këtu po shoh llojllojshmëri të ushqimeve të shëndetshme tradicionale, të cilat bëjë thirrje që të konsumohen më tepër nga njerëzit. Komuna do të ofrojë mbështetjen e vet në të tilla organizime, por edhe në mbështetje të grave në iniciativat e tyre”, theksoi Sinani.

Ai tha se ka marrë vendim që nga 1 janari të kursehet maksimalisht nga zyrtarët komunalë.

“Kam vendos që, që nga 1 janari reprezentacioni për zyrtarët komunalë të jetë zero. Nga kryetari e deri tek punëtori më i thjeshtë, të kursehet maksimalisht. Diçka nga këto kursime, do të mund të shkonte në të tilla iniciativa si kjo sot”, u shpreh ai.

Nënkryetari i Novobërdës, Bajrush Ymeri, i cili ishte pjesëmarrës në panair, ka inkurajuar gratë dhe vajzat e Novobërdës e Kamenicës, të qasen më shumë në këtë drejtim dhe të krijojnë të ardhura nga gatimet e tyre.

“Në Novobërdë, kemi fillua këtë iniciativë qysh më herët dhe ka rezultuar e suksesshme. Gratë janë ndarë të kënaqura, sepse kanë kriju të ardhura. Inkurajoj edhe gratë e vajzat e Kameënicës”, ka thënë Ymeri.

Ndërsa, Sanije Jahiri udhëheqëse e projektit të mbështetur nga Ambasada Holandeze, tha se gratë kanë potencial dhe kapacitet, vecse iu duhet mbështetje institucionale dhe nga organizatat e huaja në iniciativat e tyre. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.