DYLON

Në Kamenicë mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa

Në Kamenicë mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur mbledhja e pestë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa të Kuvendit Komunal të Kamenicës për këtë legjislaturë.

Mbledhjen e ka udhëhequr kryesuesja e Kuvendit Komunal, Arbnore Beqiraj-Fera, e cila para anëtarëve prezantoi rendin e ditës për shqyrtim dhe miratim.

EkoHigjiena

Gjatë mbledhjes është shqyrtuar dhe miratuar procesverbali nga mbledhja e katërt e Komitetit për Politikë dhe Financa. Po ashtu, anëtarët kanë diskutuar dhe kanë miratuar propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së Komunës.

Në këtë mbledhje është shqyrtuar edhe Draft-Plani për Riintegrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të huajve në Komunën e Kamenicës për periudhën 2026-2028.

Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar me vota unanime nga anëtarët e Komitetit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.