DYLON

Në Kamenicë mbahet Festivali i Rapsodëve

Në Kamenicë mbahet Festivali i Rapsodëve
Avatar photo Redaksia

Në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati”, në Kamenicë, është mbajtur Festivali i Rapsodëve, ngjarje kjo në kuadër të Manifestimit Tradicional “Lulëkuqet e Prillit”.

Qëllimi dhe ideja e mbajtjes së këtij Festivali është ruajtja dhe kultivimi i këngës shqipe, mbledhja e rapsodëve me endje për ata që e duan dhe e ruajnë traditën sipas zakonit të trevave tona me instrumente të ndryshme si kavalli, fyelli e qiftelia.

EkoHigjiena

Ky festival kishte karakter garues në të cilin u zgjodhen përformancat më të mira si në aspektin grupor po ashtu edhe individual.

Çmimi i festivalit: Alban Lajqi – Shka Sharri Hani i Elezit,

Rapsodi më i mirë: Ismet Demaj, Istog.

Rapsodet më të mirë: Lahutari Nazmi Hajdari, Ferizaj,

Interpreti më i mirë: Elvir Tahiri, Kamenicë,

Kënga më e mirë: Ylber Idrizi, “Shka Duflla”, Saraj Shkup

Çmimi i publikut Selajdin Miftari, Shkup,

Ardhmëria rapsodike – Luigj Gurakuqi, Nashec Prizren.

Kjo përzgjedhje është bërë nga juria profesionale e përbërë nga: Profesor. Dilaver Kryeziu etnokorolog (Kryetar i Jurisë), Shaqir Hasi – muzicient, Erodita Qorkadiu Haxhiu – etnologe, dhe Nazmije Demolli Kastrati, njëkohesisht edhe udhëheqëse artistike e festivalit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.