Në Kamenicë ka nisur aksioni për largimin e objekteve dhe ndërtimeve pa leje që pengojnë hapësirat publike
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar qytetarët se nën udhëheqjen e drejtorit të Drejtorisë së Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjenca, Zotrim Kastrati, ka nisur aksioni për largimin e objekteve dhe ndërtimeve pa leje që pengojnë hapësirat publike.
Kryetari Rahimaj, po ashtu ka bërë të ditur se janë identifikuar mbi 80 lokacione ku do të ndërhyhet për t’i kthyer këto hapësira në shërbim të qytetarëve.
Ndër të tjerash, kreu i Kamenicës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe investitorëve që të respektojnë ligjin dhe të pajisen me lejet e nevojshme. /2LONLINE/
