DYLON

Në Kamenicë hapet panairi i prodhimeve vendore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Komunën e Kamenicës është hapur panairi i prodhimeve vendore ku po ekspozojnë bisneset lokale. Kryetari i komunës, Begzad Sinani ka bërë hapjen e panairit të organizuar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, që po organizohet për herë të parë në këtë komunë.

“Komuna e Kamenicës ka një pozitë gjeografike shumë të mirë për bujqësi, blegtori e bletari, andaj ju kisha sugjeruar të gjithë familjarëve që jetojnë në diasporë të investojnë në Kamenicë dhe të përfitojnë shumë familje nga hapja e vendeve të reja të punës”, ka thënë Sinani.

EkoHigjiena

Pas vizitës në panairi ku u ekspozuan produktet nga prodhues të ndryshëm nga komuna e Kamenicës, kryetari Sinani falënderoi bashkëpunëtorët që ndihmuan për sponzorimin e këtij panairi lokal.

Panairi do të jetë i hapur deri në ora 22:00. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.