DYLON

“Në Kamenicë është vështirë të gjendet ndonjë punë a projekt i kryer qysh duhet”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – “Duke e ditë që komuna e Kamenicës, përballet me një mal problemesh e kërkesash imediate, për mendimin tim, asfaltimi i rrugës Hogosht–Lisockë, do të duhej të ishte projekti i fundit, ama krejt i fundit, ku do të duhej të investohej. Tanimë meqë është investuar, kjo rrugë iu kushtoi taksapaguesve gati 1 milion euro dhe sikurse në shumë rrugë tjera (investime qëllimisht të gabuara të institucioneve lokale e qendrore), nuk u deshën ma shumë se 4 muaj për të dalë në pah marrja.

Kështu është shprehur Amir Jakupi nga shoqëria civile , sipas të cilit , në implementimin e këtij projekti vihet re një bashkëpunim i shkëlqyeshëm “institucion-mbikëqyrës, pranues-vlerësues-punëkryes”’.

EkoHigjiena

“Në komunën e Kamenicës është vështirë, shumë vështirë të gjendet ndonjë punë a projekt i kryer qysh duhet, ndërsa seriozisht për punën e rrugës Hogosht-Lisockë, duhet një hetim, n’paqtë kush me iniciue e me hetu”, thotë jakupi. /32L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.