Hartimi i Planit të Veprimit bazuar në Strategjinë e re për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Republikën e Kosovës 2022-2026
Në Kamenicë është mbajtur takimi i radhës së Komitetit Komunal Veprues bazuar në Strategjinë e re për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Republikën e Kosovës 2022-2026.
Korrdinatorja e këtij Komiteti Nazmije Demolli, tha se Strategjia për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Republikën e Kosovës 2022-2026 dhe Plani i veprimit 2022-2024 paraqet një vazhdimësi të politikave të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndërtimin e një shoqërie ndëretnike dhe krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve.
Në këtë takim morën pjesë antarët e Komitetit Komunal Veprues, përfaqësues nga komuniteti Rom, Burbuqe Leka – Drejtoreshë e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë, Arianita Beqa Rraci – zyrtare për komunitete pranë UNMIKU-t, Christoph Winzer – Zyrtar për të Drejtat e Njeriut, Vjosa Emini – asistente e programit dhe Jeton Lika – asistent i lartë i programit për të drejtat e komuniteteve pranë OSBE-së, të cilët janë partnerë dhe mbështetës të vazhdueshëm në procese të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Në këtë takim u diskutua për aktivitetet, u dhanë propozime të cilat do të ndërmirren në Planin e Veprimit të Komitetit Lokal Veprues bazuar në Strategjinë e re për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Republikën e Kosovës 2022-2026. /2LONLINE/