DYLON

Në Kamenicë do të shënohet përvjetori i rënies së dëshmorit Rahim Beqiri

Në Kamenicë do të shënohet përvjetori i rënies së dëshmorit Rahim Beqiri
Avatar photo Redaksia

Nën patronatin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në kuadër të Komunës së Kamenicës organizohet edhe dita për shënimin e përvjetorit të rënies së dëshmorit Rahim Beqiri.

Me 2 gusht me fillim nga ora 10:00 do të fillohet me homazhe tek varrezat e qytetit në Kamenicë.

EkoHigjiena

Me fillim nga ora 10:30 do të bëhen homazhe tek lapidari në fshatin Kopernicë si dhe do të mbahet edhe programi i përgatitur.

Në kuadër të kësaj dite organizohet edhe ecja për nder të Rahim Beqirit duke filluar nga ora 11:30.

Të gjithë të interesuarit për ecjen, nisjen e organizuar e kanë nga Gjilani me fillim nga ora 09:30 afër objektit të ETC-së, njofton Komuna e Kamenicës /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.