DYLON

Në Kamenicë do të organizohet Kupa e Anamoravës në Matematikë

Në Kamenicë do të organizohet Kupa e Anamoravës në Matematikë
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, në Komunën e Kamenicës, Selami Klaiqi, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Shoqatës së Matematikanëve të Gjilanit, Bregan Isufi, ku u diskutua për iniciativa të rëndësishme në fushën e arsimit dhe avancimin e matematikës tek nxënësit.

Në këtë takim u bë e ditur se për herë të parë në Kamenicë do të organizohet “Kupa e Anamoravës” në gara të matematikës, një ngjarje që synon të promovojë dijen dhe talentin e nxënësve në këtë fushë. Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë nxënës nga Kumanova, Gjilani, Presheva, Bujanovci, Medvegja, Vitia dhe Novobërda.

EkoHigjiena

Sipas planifikimeve, Kupa e Anamoravës pritet të mbahet në fillim të muajit qershor, duke shënuar një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin rajonal dhe në nxitjen e konkurrencës pozitive ndërmjet nxënësve.

Gjithashtu, gjatë takimit u theksua se duke filluar nga muaji shtator, do të organizohen kurse falas në lëndën e matematikës për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta. Këto kurse kanë për qëllim përmirësimin e rezultateve në mësimnxënie dhe mbështetjen e nxënësve në zhvillimin e aftësive të tyre në matematikë.

“Ky bashkëpunim ndërmjet institucioneve arsimore dhe shoqatave profesionale konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt ngritjes së cilësisë në arsim dhe fuqizimit të brezave të rinj”, ka thënë ndër të tjerash Drejtori Klaiqi.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.