DYLON

Në Kamenicë do të mbahet festivali mbarëkombëtar i muzikës për fëmijë̈

Në Kamenicë do të mbahet festivali mbarëkombëtar i muzikës për fëmijë̈
Avatar photo Redaksia

OJQ “Tingulli Fest” njofton se ka shpallur konkurs për pjesëmarrje në festivalin mbarëkombëtar të muzikës për fëmijë “Tingulli Fest”- Edicioni I për qytetin e Kamenicës.

Sipas njoftimit në konkurs ftohen të paraqiten të gjithë kompozitorët dhe interpretuesit që kanë aftësi të krijojnë këngë autentike dhe me vlera artistike, gjithmonë duke mos i ikur tematikës për fëmijë dhe duke iu përshtatur grupmoshës përkatëse.

Për të marrë pjesë në festivalin “Tingulli fest ” duhet të plotësohen këto kritere:

EkoHigjiena

Interpretuesit duhet ti takojnë grupmoshës 07-14 vjeç,

Kënga dhe teksti duhet të jetë krijim origjinal nga konkuruesit,

Këngët duhet të jenë me tematikë nga bota e fëmijëve,

Këngët duhet të jenë të pa dëgjuara dhe të pa publikuara më parë.

Këngët që plotësojnë kriteret e lartëshënuara mund të jenë pjesë e festivalit “TINGULLI FEST”.

Festivali është me karakter garues dhe shpërblyes dhe si i tillë do të realizohet për herë të parë në qytetin e Kamenicës.

Konkursi mbetet i hapur deri më 28.02.2021.

Po ashtu njoftohen të gjithë të interesuarit që materialet duhet t’i dorëzojnë në mënyrë elektronike në email adresën:

[email protected]

Për informata më të hollësishme na kontaktoni në numrin e telefonit:
+383 44 368701
FanPage: Tingulli Fest
Instagram: @Tingulli Fest

Ju mirëpresim në Festivalin e parë mbarëkombëtar “TINGULLI FEST”! Jeni të lirë të shfaqni aftësitë tuaja kreative dhe interpretuese!