(2L ONLINE) – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në komunën e Kamenicë janë bastisur 11 lokale të lojërave të fatit për shkak të dyshimit se aty bëhet veprimtari në kundërshtim me Ligjin mbi lojërat e fatit.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me ATK dhe Doganat e Kosovës kanë zhvilluar këtë operacion duke kontrolluar lokalet e dyshuara me këtë rast në njërin prej lokaleve që është kontrolluar përgjatë këtij aksioni janë konfiskuar katër aparate të lojërave të fatit dhe dy shtëpiza të kompjuterëve të cilat janë të ndaluara në bazë të ligjit të lojërave të fatit. /2L ONLINE/