DYLON

Në Kamenicë arrestohet menaxheri i një banke

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) –Autoritetet policorek anë bërë me dije se është arrestuar një i dyshuar menaxher në një filiale të një banke në Kamenicë, I cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje dhe me të do të merret drejtësia, pasi Njësiti i Hetimit kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas hetimeve të zhvilluara mësohet se I arrestuari në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër kanë shkaktuar dëm material bankës në vlerë prej rreth 100.000 euro.

Kjo sipas hetimeve, është bërë duke lëshuar kredi pa mbulesë, shfrytëzim i personave të tjerë për të garantuar, deponim në llogari të klientëve dhe lejim i kredive pa dijeni të tyre të cilat mjete i kanë shfrytëzuar për nevoja personale. Të dyshuarit po ashtu në mënyrë të paautorizuar janë qasur në llogari bankare, kanë tërhequr dhe transferuar mjete pa autorizim në llogari bankare të klientëve./2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.