(2L ONLINE) –Autoritetet policorek anë bërë me dije se është arrestuar një i dyshuar menaxher në një filiale të një banke në Kamenicë, I cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje dhe me të do të merret drejtësia, pasi Njësiti i Hetimit kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas hetimeve të zhvilluara mësohet se I arrestuari në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër kanë shkaktuar dëm material bankës në vlerë prej rreth 100.000 euro.
Kjo sipas hetimeve, është bërë duke lëshuar kredi pa mbulesë, shfrytëzim i personave të tjerë për të garantuar, deponim në llogari të klientëve dhe lejim i kredive pa dijeni të tyre të cilat mjete i kanë shfrytëzuar për nevoja personale. Të dyshuarit po ashtu në mënyrë të paautorizuar janë qasur në llogari bankare, kanë tërhequr dhe transferuar mjete pa autorizim në llogari bankare të klientëve./2L ONLINE/