DYLON

Në Kabash vazhdojnë punimet në infrastrukturë

Në Kabash vazhdojnë punimet në infrastrukturë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka bërë me dije se po vazhdojnë punimet infrastrukturore në fshatin Kabash. Aktualisht po realizohet pastrimi dhe rivitalizimi i kanaleve kulluese dhe përroskave, si dhe rregullimi i rrugëve në lagje.

Sipas tij, këto ndërhyrje kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës lokale, funksionalizimin e rrjetit të kullimit të ujërave sipërfaqësore dhe krijimin e kushteve më të mira për qarkullim e jetesë të banorëve.

EkoHigjiena

“Punimet po realizohen në kuadër të planit të rregullt të Komunës së Vitisë për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e infrastrukturës në të gjitha vendbanimet, duke iu përgjigjur nevojave të qytetarëve”, ka thënë i pari i Komunës së Vitisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.