DYLON

Në Kabash të Vitisë ka filluar projekti i vendosjes së rrethojave të shkollës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në një ceremoni rasti ka bërë sot inaugurimin e projektit për vendosjen e rrethojave në oborrin e shkollës fillore “ Ndre Mjeda” në Kabash të Vitisë. Në këtë ceremoni përpos banorëve të këtij lokaliteti dhe përfaqësuesve të Institucioneve Komunale ka marrë pjesë edhe Administratori i fshatit Kabash, Rrahman Misini si dhe Drejtoresha e kësaj shkolle, Nadire Ymeri.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash ka folur edhe për projektet e tjera të cilat do të realizohen në këtë fshat duke përmendur edhe ato në fushën e Infrastrukturës. Ndërkaq Drejtoresha Ymeri, falënderoj Institucionet Komunale të Vitisë, për këtë projekt duke theksuar vendosja e rrethojave ka një rëndësi të veçantë për sigurinë e nxënësve të kësaj shkolle. /2L ONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.