DYLON

Në Kabash të Vitisë: Ia sekuestrojnë drutë, nuk kishte dokumente përkatëse për to

Në Kabash të Vitisë: Ia sekuestrojnë drutë, nuk kishte dokumente përkatëse për to
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast kontrabandë me mallra- dru, që është regjistruar në statistikat policore se ka ndodhur në Kabash të Vitisë.

“Policia gjatë patrullimit ka takuar të dyshuarin, i cili në kamionin e tij kishte të ngarkuara 8 m3 pa dokumente përkatëse, ku, sipas tij, ato i ka blerë nga një person i Maqedonisë së Veriut”, thuhet në raportin e e Departamentit të Policisë Kufitare.

EkoHigjiena

Me vendim të prokurorit drutë i janë sekuestruar, ndërsa kamioni i është liruar.

Raporti i policisë:

KONTRABANDIM ME MALLRA-DRU

Fsh. Kabash, Viti, 09.11.2021 – 10:00. Policia gjatë patrullimit ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili në kamionin e tij kishte të ngarkuara 8 m3 pa dokumente përkatëse, ku sipas tij ka blerë nga një person i Maqedonisë së Veriut. Me vendim të prokurorit drutë i janë sekuestruar, ndërsa kamioni i është liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.